DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me përfaqësuesin e komunitetit fetar At Vangjelin filloi ndërhyrjen në Kishën e “Shën Gjergjit”, në fshatin Nokovë, monument kulture, kategoria I. Kisha e Shën Gjergjit në Nokovë, e ndërtuar në vitin 1772, përbën një rast të veçantë për mbulimin me qemer vetëm të nefit qendror. Kisha përbëhet nga narteksi në anën perëndimore, naosi me ambientin e altarit dhe një hajat me çati druri, mbi shtylla druri në anën veriore në tërë gjatësinë e kishës. Në kishë hyhet nëpër derën e naosit në anën veriore. Përballë saj, në portik është ndërtuar më vonë një këmbanare. Narteksi ka një shtyllë në mes dhe mbulohet me çati e tavan druri. Narteksi lidhet me naosin me një derë në murin në mes të tyre që ka dhe dy dritare anash dhe ndriçohet nga dritarja jugore. Naosi ndahet me tre nefe nëpërmjet dy arkadave me dy shtylla e tre harqe secila. Nefi qendror i formuar në këtë mënyrë mbulohet me qemer cilindrik me formuese lindje – perëndim. Nefet anësore ndryshe nga të gjithë kishat e tipit mbulohen me tavan të rrafshtë dërrase. Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas druri. Ambienti i altarit ndriçohet nga dy dritare në murin jugor dhe një dritare rrethore mbi absidën. Absida është zbukuruar me nëntë nike të ngushta mbuluar me hark të cilat përfundojnë me një kornizë me një rresht dhëmbësh sharre.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on