Rusia po hedh në harta sistemet e rëndësishme nënujore dhe ka rrezik të konsiderueshëm që mund të sulmojnë këto infrastruktura në Evropë dhe në veri të SHBA-së, deklaroi për median shefi i shërbimit sekret të NATO-s, David Cattler, sipas raporteve të Bloomberg. ”Ka shqetësime serioze që Rusia mund të synojë kabllot nënujore dhe infrastrukturën tjetër tonën të rëndësishme, në një përpjekje për t’i ndërprerë jetën e Perëndimit dhe për të goditur vendet që po i ofrojnë mbështetje Ukrainës”, ai. ”Vendet anëtarr të NATO-s janë të përkushtuara ndaj mbrojtjeve më të mira të infrastrukturës së rëndësishme nënujore, pas shpërthimit të gazsjellësit ‘Nord Stream’, vjeshtën e kaluar”, theksoi Cattler. Bëhet fjalë për mbrojtjen e sistemeve të tilla si kabllot nënujore, që përbëjnë 95% të komunikimeve në internet dhe kjo, sipas NATO-s, bën të mundur çdo ditë transaksionet financiare me një vlerë prej rreth 10 trilionë dollarësh. ”Rusia po harton në mënyrë aktive infrastrukturën si në tokë ashtu edhe në shtratin e detit dhe kjo përpjekje po mbështetet nga ushtria dhe shërbimet sekrete”, shtoi Cattler duke paralajmëruar një “rrezik të vazhdueshëm dhe domethënës” se Moska mund t’i sulmojë këto sisteme. atsh