Në një intervistë për revistën Bustle, aktorja 57-vjeçare tha se nuk ka interes të ndryshojë pamjen për t’u dukur më e re.
“Nuk dua të dukem më si 25 vjeçe apo si dikush që lufton të duket 25 vjeç,” u shpreh ajo, duke theksuar se preferon të paraqitet para publikut ashtu siç është.
Me humor, Watts shtoi: “Shpresoj që njerëzit përreth meje të tolerojnë pak rënien e fytyrës”, duke nënvizuar se për momentin nuk ka dëshirë “të futet nën bisturi”.
Aktorja theksoi gjithashtu se respekton zgjedhjet personale të të tjerëve për ndërhyrje estetike, por për veten e saj kjo periudhë e jetës ka sjellë më shumë vetëbesim dhe pranimin e procesit natyror të plakjes. Sipas saj, më e rëndësishme është të ndihesh mirë në lëkurën tënde sesa të ndjekësh një version më të ri të vetes.





