Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve në vend, ku duke nisur nga ora 18:00, nafta do të tregtohet me 206 lekë, benzina me 184 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit do të jetë 71 lekë për litër. Çmimet e reja të përcaktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftimi i plotë: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 05.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 766, -23 nga data 03.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 890, -27 nga data 03.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111. 16 (-0.25 nga data 03.12.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.https://lajme.rtsh.al/artikull/cmimet-e-karburanteve-nafta-do-te-shitet-me-206-leke-litri-benzina-shkon-184-leke-litri
Nafta 206 lekë/litri, benzina 184 lekë/litri
RELATED ARTICLES