Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuzeu“Gjergj Kastriot Skënderbeu” 

Muzeu“Gjergj Kastriot Skënderbeu” 

Në 7 muajt e parë të vitit qyteti i Krujës ka tërhequr një numër të lartë turistësh vendas e të huaj. Një fluks i lartë vizitorësh është shënuar në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i cili mbetet një ndër destinacionet kryesore së bashku me pazarin e vjetër. Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “në periudhën janar- korrik të këtij viti muzeu u vizitua nga 50 mijë vizitorë vendas e të huaj, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. “Ndërsa gjatë muajit korrik ky muze u vizitua nga 11 500 turistë vendas e të huaj”, shtoi Hafizi. Sipas tij, turistët kryesisht janë nga Gjermania, Italia, Spanja, SHBA dhe Polonia, e cila shënon këtë vit edhe numrin më të lartë të vizitorëve të huaj. “Ndërkohë që në Muzeun Etnografik po vijojnë punimet për pastrimin përfundimtar, ruajtjen e objekteve dhe vendosjen e ekraneve. Punimet pritet të përfundojnë në shtator”, tha Hafizi. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, Principatat Shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ