Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, një nga ndërtesat emblematike të qytetit juglindor, vijon të tërheqë vizitorë vendas dhe të diasporës. Sipas statistikave të vizitueshmërisë, në Muzeun e Arsimit Korçë numri i vizitorëve gjatë vitit 2022, ka ardhur në rritje. “Specifikisht muaji gusht, i cili përgjithësisht është muaji më i vizituar ka shënuar një rritje prej 40%, në krahasim me muajin gusht të vitit 2021. Konkretisht në muajin gusht muzeu u vizitua nga 1428 vizitorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga 1016 vizitorë”, tha Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë. Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit, është monument i kategorisë së Parë i shpallur në vitin 1973. Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908, si dhe historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (Evetari, 1744), hartuar nga Naum Panajot Bredhi. Pas restaurimit në sajë të një investimi të qeverisë shqiptare ky muze po tërheq më shumë vizitorë.http://ata.gov.al/2022/09/12/muzeu-kombetar-i-arsimit-ne-korce-40-me-shume-vizitore-ne-gusht/
Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on