Në Ditën Botërore të Habitateve, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së bashku me specialistët e saj në AdZM Tiranë, Durrës dhe Elbasan, zhvilluan një vizitë pranë mjediseve të Muzeut të Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”. Muzeu i Shkencave të Natyrës është një qendër e rëndësishme shkencore e specializuar në fushën e vlerësimit të larmisë, monitorimit dhe inventarizimit të faunës shqiptare: Entomofaunës (insektet), Herpetofaunës (amfibët dhe reptilët), Ornitofaunës (shpendët), Mammalofaunës (gjitarët), Makrobentofaunës (molusqe, krustace) etj. Në mjediset e MSHN-së ekspozohen mbi 3000 ekzemplarë (eksponantë) dhe ka një fond shkencor me mbi 100 mijë ekzemplarë të faunës shqiptare. Në këtë takim me stafin e muzeut u ndanë eksperiencat, vizioni dhe qëllimi i përbashkët, në ruajtjen e habitateve të pasura me florë dhe faunë por edhe zhvillimin në të ardhmen të aktiviteteve të përbashkëta edukative, për njohjen dhe edukimin e brezave të rinj me biodiversitetin dhe natyrën e Shqipërisë.
Muzeu i Shkencave të Natyrës, qendër e rëndësishme shkencore për faunën shqiptare
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on