Ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar (MKAM) në Korçë ekspozon 13 ikona, të cilat i prezantohen publikut për herë të parë pas punës restauruese që është bërë mbi to. Ekspozita “Piktura bizantine në Shqipëri” është një ekspozitë e përkohshme. Një prej veprave të ekspozuara është “Ngritja në qiell”, pikturuar nga atelieja e vëllezërve Zografi, nga Korça, për manastirin e Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq, Korçë. Sipas MKAM, kjo skenë është e pasur me simbolizma, të cilat janë përshkruar në Ungjijtë e Lukës dhe Markut. Tipar dallues i veprave ikonografike të K. & A. Zografi, janë skenat e tyre masive dhe dinamike. Mali i ullinjve në të cilin ndodh ngjarja, paraqitet me bimësi të pasur dhe të harlisur. Paraqitja e pemëve të ullirit përbënte një element ikonografik themelor, duke e vënë në dukje këtë simbol të paqes, e cila shënon shpresë për një jetë të re. Një tjetër ikonë me rëndësi është ajo e Shën e Dielës, ikonë që origjinën e ka nga Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës. Ikona e Shën e Dielës daton që nga shekulli i 14-të. Në të paraqitet Shën e Diela, një martire e madhe që nderohet nga Kisha Orthodhokse dhe ajo Katolike. U martirizua në kohën e perandorit Diokletian në Kalkedona. E mori këtë emër nga prindërit e saj pasi lindi ditën e dielë. Portreti dhe pjesët e mishta jane pikturuar me konture të theksuara e me ngjyrë të errët, me okër dhe pa shumë tonalitete. Kontrasti është i fortë, pothuaj grafik. Stili i pikturimit është i ngjashëm me atë të muraleve në kishat heremite të Prespës dhe muralet e kishës të Ristozit në Mborje. Tjetër ikonë të cilën MKAM e veçon përmes postimeve në rrjetet sociale, është ajo e “Kryqëzimit të Krishtit” nga Kisha e Ungjëllizimit në Berat. Kjo ikonë është realizuar përmes teknikës tempera mbi panel. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë. Fondi i tij ka objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on