Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë vazhdon të zgjojë interesin e turistëve vendas dhe të huaj. Sipas statistikave të vizitueshmërisë, në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë numri i vizitorëve ka ardhur në rritje gjatë 2022. Muaji gusht i vitit 2022 shënoi një rritje prej 30 % të numrit të vizitorëve krahasuar me muajin gusht të vitit 2019. Konkretisht në gusht të këtij viti muzeu u vizitua nga 1541 vizitorë, ndërsa në gushtin e vitit të kaluar nga 1185 vizitorë. Sipas MKAM, vizitueshmëria në muze përgjatë këtij viti ka treguar rritjen më të madhe përgjatë gjithë viteve të funksionimit. I konsideruar si një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë, ai hapi dyert në vitin 1980 dhe iu nënshtrua restaurimit në vitin 2016. Në godinën e re të muzeut janë ekspozuar rreth 400 ikona nga të cilat 250 ikona i prezantohen publikut për herë të parë. Mënyra e ekspozimit vjen në një frymë bashkëkohore me një rend kronologjik të zhvillimit të mjeshtërisë ikonografike në Shqipëri. Prezantimi i trashëgimisë së Artit Mesjetar të rikthen në gjenezën e mistikes dhe ritualeve të shenjta. Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare, që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pasbizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni i objekteve prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj, janë shembuj të një pasurie e larmie vlerash të paçmuara.http://ata.gov.al/2022/09/11/muzeu-i-artit-mesjetar-ne-korce-rritje-me-30-e-vizitoreve/
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë
RELATED ARTICLES