Muzeu Historik Kombëtar kujton sot ndarjen nga jeta të Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës, Heroina të Popullit, pjesëmarrëse në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Bule Naipi (1924-1944) lindi në Gjirokastër. Anëtare e PKSH menjëherë pas themelimit të saj, ajo mori pjesë në demostrata antifashiste; punoi për përhapjen e ideve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në popull, e veçanërisht në radhët e të rejave e grave të Gjirokastrës, Libohovës e Konispolit. Për një kohë punoi në zonën e çliruar të Kurveleshit. Ishte një ndër organizatoret e grevës së bukës në Gjirokastër (1943), Persefoni Kokëdhima (1924-1944), lindi në Qeparo të Himarës. U aktivizua në grupet e rinisë komuniste dhe në fillim të vitit 1944 u hodh në radhët e Brigadës VI Sulmuese. Mori pjesë në luftimet gjatë mësymjes së përgjithshme armike të qershorit 1944. U zbulua dhe u arrestua e sëmurë rëndë në fshatin e lindjes. U torturua në burgun e Gjirokastrës dhe u var nga nazistët gjermanë . atsh