Krahina e Kolonjës, e njohur për pasuritë natyrore dhe traditat e larmishme të saj, vitet e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj. Muzeu historik dhe etnografik i qytetit të Ersekës është një nga pikat më interesante për t’u vizituar pasi në të mund të shihen rreth 600 objekte arkeologjike, historike, kulturore dhe etnografike. Sipas punonjësve të muzeut, përgjatë muajit gusht numri i turistëve kanë qenë tepër i lartë se një vit më parë, ndërsa vetë turistët ndajnë përshtypjet e tyre të vizitës në këtë muze. ”Tani sapo zhvilluam një vizitë në muze dhe është goxha i pasur dhe shumë mbresëlënës, u kënaqëm shumë”. “Janë ilustrim i atyre që unë kam lexuar dhe që janë pasqyruar në libra të ndryshëm artistik” thonë vizitorët. Muzeu Historik i Kolonjës ndodhet në zemër të qytetit dhe është ndër të parët që është çelur në Shqipëri. Dyert e tij janë hapur për vizitorët vendas dhe të huaj që prej shkurtit të vitit 1962.
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on