Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALE“Muse Academy Albania” për make-up artistë të rinj

“Muse Academy Albania” për make-up artistë të rinj

Të gjithë të apasionuarit për fushën e make-up-it dhe të bukurës do të mund të mësojnë nga një prej profesionistëve më të njohur në Shqipëri, Henri Gjata. Make-up artisti i njohur shqiptar, Henri Gjata, ka lançuar “Muse Academy Albania” e cila do të shërbejë si qendër e mësimit dhe zhvillimit për pasionistët e make-up-it dhe të bukurisë në Shqipëri. Akademia, e quajtur “Muse Academy Albania,” është një hap i rëndësishëm për Henri Gjatën dhe është projektuar për të ndihmuar të rinjtë e talentuar të Shqipërisë të ndjekin ëndrrën e tyre në fushën e make-up-it, fashion-it dhe artit. Ai do të ndajë me studentët e tij përvojën dhe njohuritë që ka në fushën e make-up-it. Përmes kësaj akademie, ai do të përcjellë “sekretet” dhe teknikat e tij për të ndihmuar studentët të zhvillojnë shkathtësitë e tyre dhe të gjejnë një rrugë të suksesshme në industrinë e bukurisë. Klasat në Muse Academy Albania janë të ndryshme dhe të specializuara, duke ofruar një gamë të gjerë të mësimeve që përfshijnë teknikat më të fundit të make-up-it, artit të trupit, dhe zhvillimin e një karriere të suksesshme në këtë fushë. Kjo akademi shërben si një mundësi “të artë” për të rinjtë e Shqipërisë që dëshirojnë të ndjekin karrierën e tyre si make-up artistë dhe stilistë të flokëve. Muse Academy Albania është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë së bukurisë në Shqipëri dhe një mundësi e jashtëzakonshme për ata që janë të apasionuar për fushën e make-up-it dhe të modës për të mësuar nga një prej profesionistëve më të njohur në Shqipëri, Henri Gjata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments