Thursday, July 3, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Mural Fest 2022”

“Mural Fest 2022”

Një tjetër murale e bukur i është shtuar Tiranës nga artistët e talentuar të “Mural Fest Tirana 2022”. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo murale e realizuar nga artistët pjesëmarrës në këtë festival. “Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet për të pestin vit me radhë, si nismë e Agjencisë së Dekorit nga bashkia e Tiranës, këtë herë edhe në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Ky festival, i cili ka nisur më 6 shtator, sipas kuratorit Helidon Haliti këtë vit ka më shumë pjesëmarrëse gra artiste si dhe do të ketë tre vepra kushtuar rinisë. Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku muret me tulla në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit.https://ata.gov.al/2022/09/20/tirana-me-nje-tjeter-murale-te-realizuar-nga-artistet-e-mural-fest-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments