Vau i Dejës është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë bukuritë e shumta natyrore që ofron kjo zonë.Nga peizazhet fantastike të liqenit, te restorantet me menu tradicionale anës tij, monumentet e shumta historike e kulturore, Vau i Dejës është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar për ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë e saj të pafundme.