5 çifte folezues të Kalit të Qyqes janë rikthyer tashmë në territoret e tyre të folezimit, në Parkun Kombëtar “Lumi i Vjosës”. Ky ishte rezultati paraprak i një monitorimi intensiv të kryer në mes të prillit 2023 në 7-të prej vendfolezimeve tradicionale të kësaj shkabe të rrezikuar në rang kombëtar dhe global. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që në një postim në rrjetet sociale vuri në dukje se ky rezultat pritet të rritet në vizitat e rradhës në territoret e folezimit. “Theksojmë se Kali i Qyqes është shkaba e vetme folezuese në vendin tonë, me një popullatë mjaft të kufizuar, e cila qëndron ende besnike e territoreve të folezimit përgjatë luginës së Vjosës, duke i shtuar hiret kësaj perle të natyrës shqiptare”, theksoi AKZM. Vitin e shkuar pupullata e kalit të qyqes në Shqipëri përbëhej nga 6 çifte folezues dhe 2 individë të vetmuar. Ndërsa në Ballkan kjo popullatë përfaqësohej nga më pak së 50 të tillë. Si çdo vit, AdZM Gjirokastër së bashku me ekipin e AOS, Klubin e të rinjve CYC Gjirokastra dhe komunitetin lokal do të vazhdojë monitorimin e popullatës së Kalit të qyqes, me qëllim arritjen e rezultateve përfundimtare dhe parandalimin/minimizimin e rreziqeve që mund t’i kanosen kësaj popullate përgjatë gjithë sezonit të folezimit.
Kali Qyqes kthehet në Parkun Kombëtar “Lumi i Vjosës”
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on