Thursday, November 28, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Muaji i fotografisë”, Kel Marubi

“Muaji i fotografisë”, Kel Marubi

Kel Marubi ka sjellë deri në ditët tona skena nga jeta e përditshme, por edhe poza të “çuditshme”, siç është kjo fotografi, ku tregohet procesi i mjekimit të një të plagosuri. Fotografia, që ka përzgjedhur sot ministrja e Kulturës, Elva Margariti në kuadër të “Muajit të Fotografisë” mban diçiturën “njerëz t’ganduem”. Kel Marubi është një nga mjeshtrit e fotografisë shqiptare, pasardhës i shkëlqyer i veprës së Pjetër Marubit. Që fëmijë fillon si ndihmës në studion e Pjetër Marubit, bashkë me vëllanë e madh Matinë. Ashtu si i vëllai rreth vitit 1885 edhe ky dërgohet nga mjeshtri për rreth dy vjet të mësojë mbi fotografinë e proceset e saj në Trieste tek studioja e Guglielmo Sebastianutti-t. Mbas vdekjes së mjeshtrit (1903), ai trashëgon studion dhe mjeshtërinë e fotografisë, e për nder të mjeshtrit mban edhe mbiemrin e tij, bri mbiemrit të prejardhjes. Më 1905 blen një pronë, shtëpi dhe studio pranë bashkisë në qendrën e qytetit. Që në rini, ai përfshihet në lëvizjet për pavarësinë e vendit, gjë që shkaktoi burgosjen e tij disa herë nga autoritetet turke për propagandë patriotike. Më 1908 në shtëpinë e tij themelohet klubi i parë patriotik “Gjuha Shqipe”. Më 1913, flamuri që lajmëroi pavarësinë në Bashkinë e qytetit, që qe qëndisur nga vajza e tij Bernardina. Studioja e tij shërbeu dhe si një vendtakim i figurave të njohura të politikës. Më 1926 emërohet fotograf zyrtar i mbretit Zog I. La si trashëgimi në fushën e artit të fotografisë, mbi 34000 negativë në xham të përmasave të ndryshme.https://ata.gov.al/2022/08/23/muaji-i-fotografise-kel-marubi-skena-nga-jeta-e-perditshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments