Situata e ditëve të fundit me reshje të shumta shiu, shoqëruar me erëra të forta ka sjellë probleme kryesisht në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit. Problemet më të shumta kanë qenë me furnizimin e banorëve me energji elektrike. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës, ndërsa probleme po ashtu ka pasur edhe në fshatra të njësisë administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe Dardhas në Pogradec. Të njëjtat burime thanë se probleme me shkëputje të energjisë elektrike ka pasur në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore, por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit. Për shkak të erës së fortë problemet më të shumta kanë qenë në 5 fshatra të njësisë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit, ashtu siç ka pasur ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike edhe në fshatrat e njësive administrative Moglicë dhe Gorë. Po ashtu ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në disa fshatra të bashkisë së Devollit. Grupe të OSHEE-së janë në terren për monitorimin e situatës, ndërkohë që grupe specialistësh janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative Leskovik, Lekas dhe Dardhas. Nga situata e ditëve të fundit nuk raportohen probleme për sa i përket infrastrukturës rrugore, përfshirë edhe fshatrat e zonave malore. Burime zyrtare thanë se situata vijon të jetë normale edhe në fushën e Maliqit ku pavarësisht reshjeve të ditëve të fundit nuk ka pasur përmbytje, kjo ka ardhur edhe për faktin se i gjithë sistemi kullues dhe ai i hidrovoreve ka punuar normalisht.https://lajme.rtsh.al/artikull/moti-i-keq-probleme-me-furnizimin-me-energji-elektrike-ne-korce-disa-fshatra-mbesin-pa-drita
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on