Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMoska gjobit Google, mbi “informatat e rreme” për luftën në Ukrainë

Moska gjobit Google, mbi “informatat e rreme” për luftën në Ukrainë

Një gjykatë në Moskë vendosi një gjobë prej 3 milionë rubla ruse (32,330 dollarë) ndaj kompanisë Google për shkak se nuk kishte hequr “informacionet e rreme” lidhur me “operacionin special ushtarak” rus në Ukrainë. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se gjykata e shpalli fajtor gjigantin amerikan të teknologjisë për “kryerje të veprës penale administrative sipas pikës 2 të nenit 13.41 të Kodit të Kundërvajtjeve Administrative të Federatës Ruse”. Kompanisë Google iu dërgua një njoftim ku thuhet se duhet hequr videot në YouTube, të cilat, ndër të tjera, përmbanin “informacione të rreme” për luftën që filloi në shkurt të vitit të kaluar. Google ndaloi shitjen e reklamave online në Rusi në mars 2022 pas fushatës ushtarake, por mbajti disa shërbime falas në dispozicion. Në qershor, një gjykatë ruse gjobiti Google me 4 miliardë rubla (43 milionë dollarë) për shkak të mos pagesës së një gjobe të mëparshme për abuzim të dyshuar të pozitës së saj dominuese në tregun e video hosting-ut. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments