Në paketën fiskale të propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për t’u zbatuar në vitin 2023, propozohet rritje e penalitetit për tatimpaguesit për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës. Sipas draft paketës të siguruar nga ATSH thuhet, se kjo masë vjen si rezultat i domosdoshmërisë për ashpërsimin e penaliteteve për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpaguesish. “Ashpërsimi i penaliteteve, synohet të ndikojë në reduktimin e këtyre shkeljeve, mbrojtjen e individëve të punësuar si dhe pasqyrimin real në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, thanë burimet. Konkretisht në ligjin “Për procedurat tatimore” propozohet që penaliteti të bëhet 200 % i detyrimit të llogaritur për të gjithë tatimpaguesit entitete publike nga 100% që ishte dhe 100 % të detyrimit dhe kontributit për të gjithë tatimpaguesit e tjerë. Deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre, ishte në fokus të planit operacional kundër informalitetit në fillim të këtij viti, për zbatimin e të cilit u ngrit edhe një njësi speciale.http://ata.gov.al/2022/10/14/mosdeklarimi-i-punonjesve-dhe-fshehja-e-pages-dyfishohet-penaliteti/
Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës, dyfishohet penaliteti
RELATED ARTICLES