Evropa përjetoi një rënie prej 14% të numrit të foshnjave të lindura në janar 2021 krahasuar me të njëjtin muaj në vitet e mëparshme, e shkaktuar nga frika e një krize shëndetësore e Covid-19, gjatë valës së parë të pandemisë, sipas studiuesve. Shkencëtarët nga Zvicra thanë se vendet me masat e izolimit më të ashpra në fillim të vitit 2020 dhe njësitë e kujdesit intensiv të mbipopulluara përjetuan rëniet më të mëdha të lindjeve, nëntë deri në 10 muaj më vonë. Sipas konstatimeve, të botuara në revistën “Human Reproduction”, ky fenomen mund të çojë në pasoja afatgjata në demografinë veçanërisht në Evropën Perëndimore ku ka popullsi të plakur. Britania e Madhe dhe Uellsi përjetuan një rënie prej 13% të lindjeve në janar 2021, krahasuar me janarin 2018 dhe 2019, ndërsa numri i foshnjave të lindura në Skoci u ul me 14%. Lituania dhe Rumania regjistruan rënien më të madhe të lindjeve, përkatësisht me 28% dhe 23%. “Suedia, e cila nuk mori masa izolimi, por kishte një numër të lartë vdekjesh, nuk pati një rënie të lindjeve”, zbuluan studiuesit. Ekipi zbuloi se kohëzgjatja e masës së izolimit ishte faktori i vetëm i lidhur me rënien e lindjeve në janar 2021, krahasuar me janarin 2019 dhe janar 2018.http://ata.gov.al/2022/10/14/demografi-frika-nga-covid-19-ul-14-lindjet-ne-evrope/
Frika nga Covid-19 ul 14% lindjet në Evropë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on