Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMonumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Monumentet e trashëgimisë kulturore në Kosovë

Zhbllokohet përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stanjacioni disavjeçar, i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish-Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë. Gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë Hani i Haraqisë në Çarshinë e Gjakovës, një ndër asetet më të veçanta të Kosovës, është gati për t’iu rikthyer funksionit mikpritës, traditë të cilën sot e vazhdon me mjeshtri pronari Valon Haraqija, invalid i luftës së Kosovës. Pak ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, njoftoi se u shpëtua një tjetër monument nga rrënimi. Bëhet fjalë për kinemanë e parë të qytetit të Prizrenit. Pas ndërhyrjeve konservuese, ajo është në shërbim të komunitetit. Ndërtesa e cila ndër vite ka shërbyer me funksione të ndryshme kulturore e shoqërore, ka qenë një prej monumenteve në rrezik. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ