Banka e Shtetit Shqiptar e ka nderuar luftën për çlirim kombëtar nga pushtuesit e huaj, me kartëmonedhën 50 Lekë të vitit 1964, të dizenjuar nga piktori Hysen Devolli. Kjo kartëmonedhë gjendet në shitje në dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë të gjithë të interesuarit në blerjen e kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, për qëllime numizmatike.
