Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndodhet në Meksikë ku po merr pjesë në eventin Mondialcult 2022. Margariti u shpreh se së bashku me 160 homologë nga e gjithë bota në këtë event po diskutohet, si të përballohen krizat e së sotmes. “Trashëgimia kulturore materiale e jomateriale nuk mund të trajtohen më si elementë “zbukurues” të përditshmërisë sonë, por si thelbi i qenies dhe identitetit tonë”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale. “Së bashku me rreth 160 homologë nga e gjithë bota diskutojmë sot në Mondialcult 2022, Meksikë, si të përballojmë krizat e së sotmes”, u shpreh Margariti. “Shqipëria është përballur me shumë syresh këto vite dhe përmes nismash kombëtare e mbështetjen e faktorit ndërkombëtar e mbi të gjitha në bashkëpunim me komunitetin po përpiqemi t’i tejkalojmë”, nënvizoi Margariti. “Duhet të përballemi me sfidat e së sotmes për të siguruar të ardhmen”, theksoi ministrja Margariti.https://ata.gov.al/2022/09/29/perballimi-i-krizave-margariti-diskutim-me-160-homologe-ne-mondialcult-2022/
“Mondialcult 2022”
RELATED ARTICLES