Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) njoftoi se Academy of Motion Pictures Arts and Sciences (AMPAS) miratoi komisionin përzgjedhës të kandidaturës shqiptare për kategorinë «International Feature Film», në edicionin e 96-të të çmimeve OSCAR®.
Në përbërjen e komisionit që do të përzgjedhë kandidaturën shqiptare për edicionin e 96-të të çmimeve OSCAR®, kategoria «International Feature Film» janë: Arben Lami në cilësinë e kryetarit të Komisionit, Gerta Qurku, Genc Përmeti, Eno Milkani dhe Florenc Papas.
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ftoi ditë më parë shtëpitë filmike shqiptare të paraqesin prodhimet e tyre të cilat do të garojnë për të qenë kandidatura shqiptare, në kategorinë në edicionin e 96-të të çmimeve “Oscar”, që do të akordohen nga The Academy of Motion Picture Arts and Sciences më 10 mars 2024.
Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë.
- Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta.
- Filmi duhet do të ketë bërë premierën në Shqipëri jo më herët se 1 dhjetor 2022 dhe jo më vonë se 31 tetor 2023.
- Filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema, në Shqipëri, brenda datave të mësipërme, për të paktën 7 ditë rresht.
- Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe.
- Filmi duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.