INSTAT bëri të ditur se në gusht 2023 eksportet e mallrave rezultojnë në vlerën 27 miliardë lekë, duke u ulur me 21,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, në rënien e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -14,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me – 1,3 pikë përqindje, ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me +1,1 pikë përqindje. Thellimi i rënies në gusht, ka ndikuar edhe në rënien e këtij treguesi edhe për gjithë 8-mujorin. Sipas INSTAT, në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 miliardë lekë, duke u ulur me -8,6 % krahasuar me një vit më pare. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -7,8 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,7 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,4 pikë përqindje. Ekspertët vlerësojnë se, rënia e eksporteve është diktuar nga pasojat që po jep te eksportuesit rënia e euros, por dhe konjukturës së pafavorshme të çmimeve në bursat ndërkombëtare.
INSTAT: Eksportet, 27 miliardë lekë deri në muajin gusht
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on