Festivali i muzikës internacionale në Korçë, MIK Festival nisi mbrëmjen e djeshme në teatrin “Andon Zako Çajupi” ku nata e parë e këtij eventi iu dedikua artistes Jorgjia Truja. Nën titullin “Muza e Parë” dhe tingujt e pianos nga Ingrid Pulizo kjo mbrëmje i është dedikuar artistes së njohur Jorgjia Truja, një nga ikonat dhe muzat e muzikës lirike në Shqipëri. Drejtuesja artistike njëkohësisht edhe themeluese e Mik Festival, Inva Mula është shprehur se edicioni i gjashtë i MIK Festival vjen me një program të pasur tre ditor me performanca në teatrin e Korçës, Drenovës dhe në kishën e Mborjes. “Ky festival filloi duke i bërë homazh një nga figurave që ka dhënë shumë kontribut për artin në Shqipëri. Ka kaq shumë artistë të lindur në Korçë ndaj jam shumë e lumtur që vetëm në Korçë nuk do të na ndalin edicionet për të renditur figurat e artit”, tha Inva Mula për mediet. Sopranoja e njohur Ramona Tullumani e cila ka ndarë emocionet e para të këtij eventi pas interpretimit së bashku me Inva Mulën. Ajo thekson se “dueti me sopranon botërore, Inva Mula, i kësaj pjese nga “Dasma e Figaros”, renditet ndër gjërat e rralla, të bukura dhe plot dashuri të rrugës sime si këngëtare lirike” “E edukuar që e vogël me trashëgiminë familjare dhe dashurinë për operan, interpretimet e Invës në skenat e teatrot më të famshëm të botës më kanë shërbyer si shtysë për të ecur përpara rol pas roli, në një rrugë të vështirë e të lodhshme”, ka theksuar Tullumani. Nata e parë e Mik Festival ka vazhduar më tej me muzikën greke duke u zhvendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës me këngëtaren Kaliopi Veta dhe kompozitorin grek Janis Ioannou, ritmet e bukura të flamengos spanjolle si dhe tingujt e muzikës italiane Edicioni i 6-të i “MIK Festival” do të vijojë me të tjera performanca gjatë mbrëmjes së sotme dhe nesër duke e shndërruar Pazarin e vjetër të qytetit në një skenë të madhe. atsh
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on