Ministrja gjermane e Arsimit ka shprehur shqetësime për rreziqet e mundshme të sigurisë nga studentët kinezë me bursa, të regjistruar në institucionet arsimore të vendit. Bettina Stark-Watzinger deklaroi sot se ”institutet kërkimore dhe universitetet kanë për detyrë të mbrojnë veten kundër spiunazhit nga studentët kinezë, të financuar me bursa nga Pekini”. “Kina po bëhet gjithnjë e më shumë një konkurrente dhe rivale sistematike në shkencë dhe kërkime”, i tha ministrja ”Media Group”, një grup prej rreth 60 botuesish. Ajo vlerësoi qasjen e universitetit ”Friedrich Alexander” (FAU) në Bavari, i cili nga 1 qershori përjashtoi regjistrimin e kujtdo që financohej vetëm nga Këshilli Kinez i Bursave (CSC). Sipas FAU-t, CSC zakonisht dërgon mbajtësit e bursave të doktoraturës. Megjithatë, ata që janë aktualisht të regjistruar, mund të vazhdojnë të shkruajnë tezat e doktoratës. Universiteti tha se po i përgjigjej një auditimi nga Zyra Federale e Çështjeve Ekonomike dhe Kontrollit të Eksportit (BAFA), e cila monitoron pajtueshmërinë me kufizimet e eksportit për mallrat, softuerët dhe teknologjinë e ndjeshme, veçanërisht produktet me aplikime ushtarake. Ndërkohë, Shoqata Gjermane e Universiteteve bëri thirrje për një qasje më të diferencuar për këtë çështje. ”I takon universitetit të vendosë”, tha drejtori ekzekutiv Hubert Detmer. “Nëse ka një dyshim konkret për spiunazh, një përjashtim i tillë me siguri është i garantuar. Megjithatë, unë kam probleme me absolutitetin e ndalimit”, theksoi ai. ”Së paku, vlerësimi duhet të marrë parasysh nëse lënda e hulumtimit është një fushë e ndjeshme”, tha ai./ atsh
Gjermani,spiunazh i studentëve kinezë të financuar nga shteti
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on