Zyrtarët europianë po hetojnë nëse praktika e Microsoft për bashkimin e softuerit Teams me Office 365 është antikonkuruese, njoftoi Komisioni Evropian. Hetimi i BE-së pason një ankesë zyrtare nga rivali i Microsoft, Slack në pronësi të Salesforce, në vitin 2020, që pretendon se Microsoft ka anashkaluar në mënyrë të paligjshme konkurrencën. Duke bashkuar edhe aplikacionin Teams me Ëord dhe Outlook, Microsoft mund të bllokojë në mënyrë efektive klientët nga kërkimi i mjeteve rivale të bashkëpunimit, u tha në njoftimin e Komisionit. Zyrtarët janë gjithashtu të shqetësuar për çështjet e ndërveprimit midis softuerit të Microsoft dhe produkteve të palëve të treta. “Këto praktika mund të pengojnë konkurrimin e ndershëm ndaj platformave të tjera të komunikimit dhe bashkëpunimit”, thanë ata. Ndërkohë, Microsoft tha në një deklaratë se po bashkëpunonte në hetim. RTSH