Pjesa e parë e ditës MBETET me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke bërë që gjatë orëve të pasdites kryesisht të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje shiu të cilat më të dukshme paraqiten në kufitare me Shqipërinë; Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes POR mesdita sjell rënie me 2 gradë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi permanent Veriperëndimor.