Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALE “Meta” përditësime të reja për të luftuar abuzimet me fotot intime

 “Meta” përditësime të reja për të luftuar abuzimet me fotot intime

Kompania mëmë e Facebook-ut, “Meta”, ka zbuluar një sërë veçorish të reja sigurie të krijuara për të mbrojtur përdoruesit, kryesisht të rinjtë, nga shantazhet dhe abuzimet që lidhen me publikimin e fotove intime. Gjigandi i mediave sociale – i cili zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – ka konfirmuar se do të fillojë testimin e një filtri ‘lakuriqësie’ në Mesazhet Direkte (DM) në Instagram.

I quajtur “Mbrojtja nga lakuriqësia”, kjo veçori do të jetë e aktivizuar si parazgjedhje për personat nën 18 vjeç dhe do të bëjë ‘të turbullta’ automatikisht imazhet e dërguara përdoruesve të cilat zbulohen se përmbajnë lakuriqësi, duke i mbrojtur më mirë përdoruesit nga shikimi i padëshiruar i fotove nudo në DM-të e tyre.

Kur marrin imazhe nudo, përdoruesit do të shohin gjithashtu një mesazh që u kërkon të mos ndihen në presion për t’u përgjigjur dhe një opsion për të bllokuar dërguesin dhe për të raportuar bisedën. Me filtrin të aktivizuar, njerëzit që dërgojnë imazhe që përmbajnë foto nudo do të shohin gjithashtu një mesazh që u kujton atyre të jenë të kujdesshëm kur dërgojnë përmbajtje delikate duke iu dhënë mundësia t’i anulojnë ato

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ