Lionel Messi u bë lojtari i parë që shënon kundër 40 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve të UEFA-s. Messi shënoi golin e parë të ndeshjes që klubi i tij Paris Saint-Germain (PSG) mbrëmë e zhvilloi kundër Benfica-s. Përkundër golit të Messit, Benfica arriti të barazojë rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, PSG dhe Benfica kanë nga shtatë pikë dhe ndajnë kreun e tabelës në Grupin H. Në të njëjtën grup, Juventus fitoi tre pikët e para pas fitores 3-1 kundër klubit izraelit Maccabi Haifa, klub i cili mbetet në vendin e fundit me zero pikë.http://ata.gov.al/2022/10/06/messi-shkruan-nje-tjeter-histori-ne-ligen-e-kampioneve/
Messi shkruan një tjetër histori në Ligën e Kampionëve
RELATED ARTICLES