Kreu i qeverisë gjermane theksoi se Berlini tani është i përqendruar në optimizimin e politikës energjetike, duke bërë thirrje për zgjerimin e rrjeteve energjetike dhe rritjen e furnizimit me energji.

Qeveria e kancelarit Merz është angazhuar gjithashtu për ndërtimin e centraleve të reja me gaz, të cilat do të shërbejnë si “rezervë” për burimet e rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës.

Komentet e tij erdhën në një kohë kur Ursula von der Leyen prezantoi planet për zgjerimin e prodhimit të energjisë bërthamore në Bashkimin Evropian, përfshirë vendosjen e reaktorëve të vegjël modularë, me qëllim sigurimin e një furnizimi me energji elektrike më të përballueshëm dhe miqësor ndaj klimës.

“Në vitet e fundit po shohim një ringjallje globale të energjisë bërthamore dhe Evropa dëshiron të jetë pjesë e saj”, tha von der Leyen të martën gjatë samitit të dytë ndërkombëtar për energjinë bërthamore në Boulogne-Billancourt pranë Parisit