Pas 16 garave të këtij sezoni, vetëm në pesë prej tyre Mercedes W13 nuk është ngjitur në podiumin. Më mirë se të gjithë është Verstappen, që gjithsesi ka një podium më shumë sesa Ferrari. Por pas këtyre rezultateve, në fabrikën e Brackleyt ka zënë vend zhgënjimi, pasi makinat Mercedes nuk janë aty ku duhet që nga fillimi i epokës hibride. Ato janë ende larg hegjemonisë që ka krijuar Red Bulli. Andrew Shovlin, drejtor i inxhinierëve të ekipit gjerman, pranon se ata ishin “shumë optimistë se sa larg mund të shkonin me këtë makinë” këtë sezon. Por paraqitja e makinave në këtë sezon tregon të kundërtën. Inxhinieri britanik thotë se i kanë nxjerrë mësimet dhe pa treguar shumë të dhëna, tregon edhe rrugën drejt krijimit të një W14 që tashmë është duke u zhvilluar brenda fabrikës gjermane. Shovlin thotë se i gjithë procesi i rikuperimit të skuadrës gjermane gjatë këtij viti 2022 “ka qenë një udhëtim shumë interesant” pavarësisht të gjitha problemeve që u shfaqën, por tani që rikthimi është histori, thjesht duhet të fokusohemi te gabimet dhe të mendojmë për atë që do të vijë: “Makina që bëmë ishe shumë e ulët. U përpoqëm të punonim për të shmangur vibrimin. Nga kjo pamë se si makina u balancua me shpejtësinë, në kthesat – tha inxhinieri britanik. – Ne punojmë shumë për t’u kthyer konkurrues vitin e ardhshëm”.https://sport.rtsh.al/artikull/mercedes-pranon-gabimet-ne-kete-sezon
Mercedes pranon gabimet
RELATED ARTICLES