Pas ekzekutimeve të mëtejshme të demonstruesve në Iran, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri thirrje për më shumë presion nga Bashkimi Evropian ndaj Teheranit. ”Mohammed-Mehdi K dhe Sejed-Mohammed H u varën nga regjimi sepse ata nuk donin t’i nënshtroheshin veprimeve të tij brutale dhe çnjerëzore”, shkroi Baerbock në Twitter. ”Këto janë dy fate të tjera të tmerrshme që na nxisin të vazhdojmë të rrisim presionin, bashkë me BE-në, ndaj Teheranit”, theksoi ajo. Dy protestues të tjerë janë ekzekutuar në Iran, me autoritetin gjyqësor iranian që njoftoi dje se ata ishin varur në orët e para të mëngjesit, ndërsa Teherani vazhdon të sfidojë protestat ndërkombëtare për taktikat e tij represive kundër kritikëve. Sipas autoritetit gjyqësor, dy burrat kishin pranuar në gjykatë se kishin vrarë me thikë një roje sigurie të dyshuar të paarmatosur gjatë protestave në Karaj, një periferi të kryeqytetit Teheran. Roja i sigurisë ishte anëtar i njësisë famëkeqe paraushtarake Basij të Gardës Revolucionare. ”Kërkesa e dy të pandehurve për falje u refuzua nga Gjykata e Lartë dhe dënimi me vdekje u la në fuqi”, tha një burim gjyqësor. Kjo e çon në katër numrin e protestuesve të ekzekutuar gjatë më shumë se tre muajve të protestave kundër shtetit të vijës së ashpër iraniane. ATA
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on