Instituti EdGuard ka bërë një analizë të Ligjit për Paga karshi punëtorëve të arsimit. Përmes një njoftimi të këtij instituti thuhet se në analizën nga EdGuard rezulton se ka një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat duke filluar nga ai para universitar, krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas analizës, del se drejtorët e shkollave të mesme do të kenë pagën 768 euro, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ultë do të kenë 744 euro, drejtorët e institucioneve parashkollore 672 euro. Ndërkaq, sa i përket pagave të mësimdhënësve, sipas këtij instituti del se mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta do kenë pagën 696 euro, mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ultë 672 euro, ndërsa mësimdhënësit e institucioneve parashkollore 624 euro.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615249
Me ligjin e ri, pagat e mësimdhënësve rriten për 15 për qind
RELATED ARTICLES