Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMbi 5 500 viktima dhe 10 000 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike

Mbi 5 500 viktima dhe 10 000 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Libinë Lindore është rritur në të paktën 5 500, sipas shërbimeve të urgjencës në Tripoli. Zëdhënësi Osama Ali tha se nuk ishte ende e mundur të përcaktohej numri përfundimtar i viktimave, ndërsa trupat ende po nxirren nga zonat e prekura. Sipas vlerësimeve të fundit, të zhdukurit arrijnë në rreth 10 000. Ndërkohë, ka rreth 30 000 të zhvendosur. Krahasuar me 10 000 viktimat e deklaruara nga agjencitë zyrtare humanitare si Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, një vlerësim i ri dramatik i 20 000 vdekjeve vjen nga drejtori i qendrës mjekësore ”Al-Bayda”, Abdul Rahim Mazi, i cituar nga ”Guardian”, ndërsa ndihma ndërkombëtare ka filluar me ritme të ulëta të mbërrijë në vendngjarje. ”Vdekjet e konfirmuara deri më tani nga përmbytjet në Derna janë 3 800”, njoftuan autoritetet lokale. Deti vijon të kthejë trupat e viktimave, por do të duhet kohë që të konfirmohet numri zyrtar. Shkatërrimi është edhe më i keq se sa u mendua fillimisht. “Deti po nxjerr vazhdimisht dhjetëra trupa”, tha Hichem Abu Chkiouat, ministër i Aviacionit Civil në administratën që qeveris Libinë Lindore, cituar nga gazeta britanike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments