Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMbi 3 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës gjatë marsit

Mbi 3 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës gjatë marsit

Numri i vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës ka ardhur duke u rritur gjatë muajit mars të këtij viti. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër për periudhën 1-31 mars kjo kala është vizituar nga 3 470 vizitorë, ose 1 639 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022. Kalaja e Gjirokastrës, një nga monumentet më të rralla të këtij lloji, ka pësuar ndryshime dhe zgjerime. Pas pushtimit osman, në fund të shekullit XIV, u bënë përmirësime të gjera nga sulltan Bajaziti II rreth vitit 1490. Nga viti 1811, Ali pashë Tepelena shtoi shumë elemente, duke përfshirë Kullën e Sahatit në anën lindore. Ai përfundoi fortifikimin e zonës së greminës dhe ndërtoi ujësjellësin e Sopotit, që sillte ujin në kala rreth 12 kilometra larg. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments