Maqedonia e Veriut Moti – E Mërkurë, 15 Prill 2026

0
9

Maqedonia e Veriut që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën dominimin e vranësirave të dendura të cilat herë pas herë do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, Ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që përgjatë mesditës të ketë ndërprerje të përkohëshme të reshjeve. POR sërisht pasditja dhe mbrëmja do të sjellin rritje të lagështirës në ajër duke krijuar mundësi për reshje në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga;  3°C temperatura më e ulët e shënuar në Kumanovë deri në 19°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.