Europa Juglindore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë edhe rrebeshe shiu në këtë rajon. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm PARAQITEN Britania e madhe dhe Veriu i kontinentit Europian, KU reshjet herë pas here pritet të shoqërohen me stuhi të përkohëshme ere. POR pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në Europën Lindore dhe Qëndrore. Ndërsa në gadishullin Iberik intervalet e gjata me diell do të jenë mbizotëruese në pothuajse të gjithë ditën.



