Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të MBETEN prezente në territorin e Maqedonisë së Veriut; duke bërë që deri në orët e pasdites pothuajse i gjithë vendi të jetë nën mbizotërmin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokalë; KU më të dukshme shirat do të PARAQITEN në zonat Veriore dhe Veriperëndimore; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje KUR pritet largim gradual i reshjeve nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut; Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE kostante në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Tetovës deri në 16°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit; Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare gjatë gjithë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.


