Republika e Maqedonisë së Veriut; do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike KU pritet që gjatë paradites të ketë intervale të gjata me kthjellime në të gjithë territorin e saj POR duke ju afruar orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut KU në zonat Qëndrore dhe Perëndimore do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga; 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kumanovës deri në 27°C do të jetë vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Gjevgjelisë; Era do të fryjë mesatare deri e lehtë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor.



