Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAManifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

Manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

Në Han të Elezit u mbajt sot manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, “Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta” ndau çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99. Kryetari i Shoqatës për kthimin e shqiptarëve, Jahja Lluka u shpreh se është obligim i të gjithëve për ta mbajtur gjallë Bllacën e viteve të 99-ta. Lluka theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë me shumë për mirëmbajtjen e memorialit, pasi siç tha ai, pas një kohe mund të mos ekzistojë. “E kemi për obligim ta mbajëm gjallë Bllacën e viteve 99-të, 440 mijë njerëz kanë kaluar nëpër Bllacë. Më e mira e Bllacës 99-të është pas fitores se pas UÇK-së është fitorja e refugjateve shqiptarë. Prishtina e ka për obgligim t’i ndihmojë Hanin e Elezit, memorialin, sepse Prishtina ka buxhet, të cilin nuk mund ta harxhojë, kështu që, është më mirë të harxhohet për një të mirë të përbashkët. Qeveria e Kosovës pa marrë parasysh kush vjen kryeministër, duhet të ketë interesim më të madh për mirëmbajtjen e memorialit, ashtu siç kerkon shteti të mirëmbahet njëjtë kërkon edhe memoriali, sepse ndoshta pas një kohe nuk mund të ekzistojë”, tha Lluka. Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Pallazhi, në një fjalë rasti tha se Bllaca do të jetë përherë pjesë e historisë së Kosovës. Pallazhi shtoi se si kryetar i komunës çdoherë është i gatshëm te ndihmojë për gjitha projektet për Bllacën e viteve të 99-ta. “Bllaca është simbol i tragjedisë së shqiptarëve, por njëkohësisht dhe simbol i qëndrueshmërisë. Me angazhimin tonë Bllaca 99-të do të jetë përherë pjesë e historisë tonë, sepse vetëm duke i kujtuar do ta mbajmë gjallë ndjenjen e atdhedashurisë”, tha Pallazhi. Ndërkaq, me rastin e 24 vjetorit të çlirimit dhe 60-vjetorin e fillimit të fotografisë të Asllan Krasniqit, ai nxori nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 vitesh dhe hapi ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran” Ekspozita u hap në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit. Po ashtu, në Bllacë u mbajt Orë letrare me poezi konkurruese të zgjedhura nga komisioni për “ 24 poet – 24 poezi – 24 vjetorin” përcjellur me Program artistik nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve “Shota” Prishtinë. Sot, do të shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës. Ata kanë qenë fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, ka arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi). Para dy vitesh, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”. Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur. Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ