Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTManchester United e Roma , Arsenal e Lazio

Manchester United e Roma , Arsenal e Lazio

Janë luajtur mbrëmjen e së enjtes ndeshjet e para të fazës së grupeve në Europa League. Sigurisht që nuk kanë munguar surprizat në këtë mbrëmje ndërsa Manchester United është mundur në shtëpi nga Real Sociedad me rezultatin 1-0. Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë nga një gol i Mendez në minutën e 59-të nga pika e bardhë e penalltisë. Bie edhe Roma, e cila është mundur 2-1 në shtëpinë e Ludogorets. Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, janë vendasit që arrijnë të zhbllokojnë sfidën në minutën e 72-të me anë të Souza. Të besuarit e Mourinhos reagojnë duke vendosur barazpeshën katër minuta para fundit me Shomurodov, por që do të zgjasë vetëm dy minuta pasi Nonato i dhuron fitoren Ludogorets, 2-1. Fitore në transfertë për Arsenalin, që ka mundur Zyrihun me rezultatin 2-1. Marquinhos ka shënuar për anglezët në minutën e 16-të, ndërsa Kryeziu ka barazuar në fundin e pjesës së parë. Goli i fitores për Arsenalin është shënuar nga Nketiah në minutën e 62-të. Lazio e nis me këmbën e mbarë aventurën në këtë fazë të Europa League. Skuadra italiane ka arritur të marrë në shtëpi një fitore 4-2 përballë Feyenoord. Formacioni i trajnerit Sarri ka dominuar pjesën e parë duke shënuar që në minutën e 3-të me anë të Luis Alberto. Anderson 15’ dhe Vecino 28’ kanë bërë që Lazio të shkojë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0. Në pjesën e dytë Vecino ka kompletuar dopietën personale dhe pokerin për skuadrën e tij, para se Gimenez të shënonte dy gola për skuadrën holandeze.https://sport.rtsh.al/artikull/manchester-united-e-roma-humbasin-arsenal-e-lazio-fitojne

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments