“Lungomare 4”

0
2

Radhima dhe zona bregdetare e Vlorës kanë njohur vitet e fundit një rritje të investimeve në sektorin e turizmit, hotelerisë dhe shërbimeve, duke u kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara të Rivierës shqiptare.

Projekti “Lungomare 4” është pjesë e investimeve për zgjerimin dhe modernizimin e shëtitores bregdetare, me synimin për të krijuar më shumë hapësira rekreative dhe lehtësira për banorët dhe vizitorët.

“Lungomare 4” është vazhdimi i shëtitores ekzistuese në krahun perëndimor, me një gjatësi fillestare prej rreth 500 metrash linearë.

Projekti parashikon ndërtimin e një promenade me gjerësi rreth 7 metra, si dhe një piste biçikletash prej 2 metrash, duke krijuar një hapësirë funksionale dhe të integruar për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.