Bashkia Bulqizë i ka dhënë sot titullin “Qytetar Nderi” i Bulqizës për Kampionen e Europës në Atletikë, Luiza Gega. Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, miratoi në mënyrë unanime, dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Qytetit të Bulqizës, Luiza Gegës. Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Luiza Gega e cila ka fituar medaljen e artë duke vendosur edhe rekord të ri kombëtar në garën 3000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, mbajtur në Algjeri, do të gëzojë edhe gradën ‘kolonel’”. Atletja përfiton shpërblimin financiar prej 100 milionë lekë (të vjetra) nga qeveria, pas shpalljes kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa, në Europianin e atletikës që u mbajt në Mynih duke kryesuar garën që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova. Luiza Gega ka lindur në Dibër më 5 nëntor 1988. Kur ajo ishte vetëm 3 vjeç, familja e saj u zhvendos në Durrës. E lindur në Bulqizë më 5 nëntor 1988, Luiza është e dyta e 5 fëmijëve të familjes Gega, ndërsa që nga viti 1990 u zhvendosën për të jetuar në Durrës.https://ata.gov.al/2022/08/25/luiza-gega-qytetar-nderi-i-bulqizes/
Luiza Gega “Qytetar Nderi” i Bulqizës
RELATED ARTICLES