Wednesday, February 19, 2025
HomeMJEDISLugina e Vjosës “Rezervë Biosfere” mbrojtur nga UNESCO

Lugina e Vjosës “Rezervë Biosfere” mbrojtur nga UNESCO

Në këtë konsultim morën pjesë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, përfaqësues të katedrave universitare të Tiranës, atij Bujqësor, të Gjirokastrës, drejtues të pushtetit vendor, të ECCO Albania, OJF, shoqërisë civile, banorë të zonave ku kalon lumi Vjosa etj.

Drejtoresha e AKZM-së, Daniel Pirushi në fjalën e saj foli për punën që po kryhet për hartimin e “Planit të Integruar të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa”, si dhe gjithë procesin e hartimit të aplikimit të këtij parku për pranimin në UNESCO si pasuri e trashëgimisë kulturore botërore.

Prefekti Kote vuri në dukje punën e përbashkët që po kryhet me pushtetin vendor, drejtoritë e institucionet, shoqërinë civile, OJF – të e komunitetin për krijimin e një kulture të re të sjelljes e menaxhimit të lumit Vjosa, si shans e mundësi për turizmin bio, agroturizmin, rritjen e potencialit ekonomik të rajonit.

Profesorë nga universitete të vendit referuan mbi dobitë dhe risqet e Parkut Kombëtar lumi Vjosa, mundësitë e shmangies të gabimeve në menaxhim duke ofruar zgjidhjet e tyre konkrete.

Përgatitja e dosjes teknike do të ndjekë një proces të kujdesshëm dhe të standardizuar nga UNESCO dhe programi “Njeriu dhe Biosfera”, që kërkon fokus në përforcimin dhe përdorimin e njohurive, duke përcaktuar së bashku modelin e mbrojtjes së kësaj zone.

Ky status i ri, do t’i shërbejë statusit aktual të parkut kombëtar dhe njëkohësisht do të rregullojë veprimtaritë njerëzore brenda Luginës së Vjosës, që shtrihet në qarqet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ