Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELugina e Tropojës, oaz i shumë mrekullive natyrore

Lugina e Tropojës, oaz i shumë mrekullive natyrore

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura solli pamje nga Lugina e Tropojës, pjesë e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” duke ftuar drejt një destinacioni tashmë mjaft të kërkuar sidomos nga turistët e huaj, pasi përbën një oaz të shumë mrekullive natyrore. Lugina e Tropojës është pjesë edhe e shtegut turistik “Tropojë e vjetër-Myhejan-Sulbicë”, ndër më të kërkuarat nga turistët. Rrugëtimi në këtë shteg përbën një eksperiencë të rrallë me florën e pasur, e cila nis nga pyjet e vjetër të Ahut deri në kullotat alpine, ku ndodhen edhe monumentet e natyrës, Liqeni i Sulbicës dhe Liqeni i Dashit. Pak të njohur deri tani, këto destinacione janë për mos t’u humbur për të gjithë dashamirët e natyrës dhe trashëgimisë. Liqeni i Dashit ka nisur të frekuentohet më shpesh nga turistët, sidomos në ditët e nxehta të verës. Ky liqen ndodhet në 2180 metra lartësi brenda Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Ky liqen është një nga liqenet më të mëdhenj akullnajorë që ruan në të katër stinët e vitit të njëjtin nivel ujor, i ndodhur mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ