murgesha franceze motër André, ka vdekur në moshën 118-vjeçare në qytetin jugor të Francës, Tulon, njoftoi dje kryebashkiaku i qytetit, Hubert Falco. E lindur në qytetin jugor francez të Ales, më 11 shkurt 1904 si Lucile Randon, motër André u rendit si personi më i moshuar në botë nga Grupi Kërkimor Gerentologjik, në prill të vitit të kaluar. Francezja punoi si mësuese shtëpie në rininë e saj dhe nuk hyri në një komunitet fetar deri në fillim të të dyzetave. Kohët e fundit, motër André ishte e kufizuar në një karrige me rrota dhe për disa vite ajo pati probleme edhe me shikimin. Ajo është një qytetare nderi e Tulonit, ku jetoi në një shtëpi të moshuarish për disa vite. Kryebashkiaku, Falco e vlerësoi atë si tepër moderne dhe një murgeshë me zemër të madhe. Lucile, e cila, në 1944 mori emrin motër André hyri në “Guinness World Records”, dhe ishte francezja e dytë më e moshuar e regjistruar ndonjëherë. Kohët e fundit, motër André theu rekordin për të mbijetuarën më të moshuar nga Covid-19 pas një infeksioni në 2021. ATSH