Emergjenca e të nxehtit tregohet kryesisht përmes trupit: temperaturat, dehidratimi, ulja e tensionit të gjakut dhe vizitat në urgjencë, shkruan salute.eu.
Mbrojtja gjatë ditëve më të nxehta është një domosdoshmëri, ndërsa më pak e dukshme mbetet ajo që ndodh me jetën psikologjike kur dalja nga shtëpia nuk është më e mundur për shumë orë.
Qytetet boshatisen, grilat ulen dhe njerëzit që kanë më pak autonomi kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke pritur mbrëmjen. Kjo ndodh me fëmijët, të cilët varen nga të rriturit për të dalë, por edhe me shumë të moshuar, për të cilët edhe një shëtitje e shkurtër mund të bëhet e rrezikshme.





