Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARELondra në listën e 10 vendeve më të shtrenjta

Londra në listën e 10 vendeve më të shtrenjta

Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj – në një indeks global. Qyteti është ngjitur me nëntë vende që nga viti i kaluar, duke u renditur i teti në renditjen e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024 – të botuar nga “Mercer”. Londra u ngjit më lart në listë për shkak të faktorëve që përfshijnë koston e përgjithshme të jetesës dhe çmimet e qirave. Hong Kongu ruajti vendin e parë në renditjen e këtij viti, i ndjekur nga Singapori. Qytetet zvicerane Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli janë pesë qytetet më të shtrenjta. Edinburgu u rendit në vendin e 53-të, Glasgow në 68-in, Birmingham në 78-in, Aberdeen në 82-shin dhe Belfast në 87-in. Parisi u rendit në vendin e 29-të dhe Dublini në vendin e 41-të. Indeksi përfshin 226 vende në të gjithë botën. Ai mat koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Abuja në Nigeri u rendit më pak i shtrenjti në sondazh, në vendin e 226. “Mercer”, një kompani konsulenete e “Marsh McLennan”, përpilon renditjen për të ndihmuar punëdhënësit shumëkombëshe të planifikojnë paketa kompensimi për punëtorët.

Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024:

1. Hong Kong

2. Singapor

3. Zyrih, Zvicër

4. Gjenevë, Zvicër

5. Bazel, Zvicër

6. Bernë, Zvicër

7. Nju Jork, SHBA

8. Londër, Britani e Madhe

9. Nassau, Bahamas

10. Los Anxhelos, SHBA. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ